Rajon
FOTO+VIDEO/ Sheshi Sintagma kthehet në fushëbetejë, protestues të maskuar sulmojnë godinën e Kuvendit

Sheshi Sintagma u shndërrua në fushëbetejë, teksa dhjetëra persona të maskuar hodhën molotovë dhe qëlluan me sende të forta drejt godinës së Kuvendit.
Tubimet madhështore u mbajtën në të gjithë vendin këtë 28 shkurt, dy vite nga tragjedia e Tempit. Në të gjitha qytetet kryesore në Greqi dhe jashtë saj, turma njerëzish demonstruan në shenjë zie për 57 të vdekurit dhe mbështetjeje për të afërmit e tyre. Mijëra protestues mbushën qendrën e Athinës, Selanikut dhe Larisës.
Protestat jane pasoje e talljes dhe neglizhences se prokuroreve dhe gjykatave qe kan 2 vjet qe tallen me 57 te vraret ne tragjedin e trenave ne Larisa
Greva ka përfshirë edhe një pjesë të doganave greke, ku në pikat e kalimit kufitar të kakavijës, Qafë Botë dhe 3 Urat është pezulluar puna nga ora 7 e mëngjesit dhe do vazhdojë deri në 23.00 sipas orës lokale.

