Connect with us

Kosova

Franca fton Kosovën/ Prioritet, koordinimi dhe dialogu me Serbinë

Ambasadori francez në Prishtinë, Olivier Guerot, ka ftuar Kosovën që të prioritizojë koordinimin dhe t’i rikthehet procesit të dialogut me Serbinë të lehtësuar nga BE-ja.

“Situata në Kosovë nuk mund të ndahet nga tabloja më e gjerë e sigurisë të kontinentit tonë. Prandaj, ftoj Kosovën që të prioritizojë koordinimin dhe dialogun për hir të shtetit të tyre dhe gjithë kontinentit”, ka deklaruar ambasadori.

Franca ka pasur një rol kyç në hartimin e të ashtuquajturit plan franko-gjerman, i cili në vitin 2023 rezultoi në marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve Prishtinë-Beograd. Ajo ka qenë e angazhuar në vazhdimësi për të çuar përpara procesin e dialogut, duke kërkuar zbatim të plotë të marrëveshjeve të arritura.

Ndryshe, partnerët perëndimorë kanë kërkuar vazhdimisht nga autoritetet kosovare që çdo veprim, posaçërisht sa i përket veriut të vendit, të ndërmerret në koordinim, për të shmangur përshkallëzimin e situatës dhe për të ruajtur stabilitetin në Kosovë.

Advertisement