Aktualitet
“Franca përgatitet për një fushatë të re napoleoniane kundër Rusisë?”
Nga Eljanos Kasaj
Paris, Francë-Fitoret pirroike të ushtrisë ruse dhe pakësimi çdo ditë e më shumë i potencialit ushtarak të Ukrainës, duket të jenë arsyet kryesore që mund të shpjegojnë urdhërin e Presidentit francez Emanuel Macron drejtuar Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Franceze, për nisur trajnimin e rreth 2,000 legjionarëve francezë në Poloni, me qëllimper t’u dislokuar dhe asistuar në ushtrinë e Ukrainës
Ky informacion i raportuar nga qendra e shtypit e Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme Ruse (Служба внешней разведки Российской Федерации) nënvizon rrezikun e një ndërkombëtarizimi të vërtetë të konfliktit të armatosur ruso-ukrainas në një luftë midis NATO-s dhe Rusisë.
Sipas informacioneve paraprake të botuara në medist ruse, bërthama e kësaj force përbëhet nga trupa sulmuese të Legjionit të Huaj Francez, shumë prej të cilëve janë nga territoret përtej-oqeanit(ose ish-kolonitë franceze) dhe vendet e Amerikës Latine. Atualisht këto trupa janë të stacionuara në zonat e Polonisë që kufizohen me Ukrainën, duke iu nënshtruar stërvitjes intensive luftarake dhe duke marrë armë dhe pajisje ushtarake.
Në analizën e tyre mbi këtë inicativë kalorsiake të Parisit, shumë ekspert rus kanë sygjeruar se ky vendim i Presidentit Francez Emmanuel Macron për të dërguar këtë kontingjent është një përpjekje donkishoteske për të imituar figurën historike të Napoleon Bonapartit(1769-1821), Konsullit të Parë të Republikës Franceze(1799-1804) dhe Perandorit të Francës(1804-1814), deri në theyrjen e tij gjatë fushatës ushtarake kundër Perandorisë Ruse. Fitore kjo që sot i atribuohet dimrit të ashpër rus dhe luftës patriotike të popullit rus kundër invadorëve francez-gjended e përshkruar në faqet e romanit-epope “Lufta dhe Paqja” të kont Leon Nikolajeviç Tolstojit(1828-1910).
Gjithsesi sipas raportimeve të mediave ruse që prej fillimut të konfliktit të armatosur ruso-ukrainas në Shkurt të vitit 2022, shumë ekspert ushtarak dhe agjentë të shërbimeve të inteligjencës franceze kanë marrë pjesë tashmë në konflikt në anën e ushtrisë së Ukrainës, kryesisht si mercenarë ose vullnetarë. Përfshirja e tyre është ndjekur nga ajo e specialistëve ose vullnetarëve prej Britanisë së Madhe, Norvegjisë, Gjeorgjisë, vendeve Baltike, etj-të cilët duhet theksuar se nuk kanë pasur ndonjë rol deciziv ose të veçant në rrjedhën e zhvillimeve të situatës në vijat e frontit, dhe me rënien rob tek trupat e ushtrisë ruse, janë kthyer edhe në një mjet propagandistik për Rusinë, e cila sot i ekspozon ata(ashtu si dhe arsenalet ushtarake të NATO-s) si trofe dhe tregues të superioritetit të ushtrisë ruse mbi ato Perëndimore.
Ndërsa në fjalën e mediat ruse, Presidenti Vladimir Putin ka theksuar vazhdimisht se pavarësisht nëse këto trupa të huaja veprojnë në front apo në zonat e prapavijës, ata do të janë objektiva legjitime për forcat ruse dhe mund të sulmohen nëse gjenden pranë instalimeve ushtarake ukrainase ose vijave të frontit.
Kjo lëvizje e Parisit mund të interpretohet edhe si një mjet presioni për Rusinë, e cila ashtu si dhe propozimi i dhënies së raketave amerikane me reze të gjatë veprimi “Tomahawk” , duket se synon ti japë një mesazh Kremlinit, se eskalimi i konfliktit është sot një opsion i pranuar në elitat politike në Bruksel, gjë që mund të na shpjegoj edhe zemërimin e Rusisë të materializuar në demonstrimin e raketës me fuqi bërthamore “Burevestnik/Буревестник”.