Connect with us

Rajon

Frenojmë agresorët/ Vuçiç blen armë të sofistikuara

Serbia duhet të ketë një ushtri të fortë, sepse pa të nuk do të mund të ekzistonte si shtet, por vetëm si një territor imagjinar.

Kështu  ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili të shtunën ka qëndruar Qendrën Operative të Shërbimit të Agjencisë së Sigurisë Ushtarake së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç.

Nga atje, Vuçiç ka paralajmëruar më shumë investime të mëdha në ushtri dhe pajisje ushtarake “për të frenuar çdo agresor”.

Serbia, sipas Vuçiç, do shpenzojë rreth 740 milionë euro në vitin 2024 për blerjen e pajisjeve ushtarake.

“Serbia aktualisht ka 186 milionë euro në dispozicion, të cilat do t’i shpenzojmë menjëherë për blerjen e mjeteve dhe armëve nga fabrikat vendase të industrisë së dedikuar” – tha presidenti serb

Ai njoftoi gjiyhashtu se gjatë këtij viti do të jenë gati edhe dy pako me nga 150 dhe 400 milionë euro për pajisje shtesë dhe armatim të Forcave të Armatosura të Serbisë.

“Kur t’i bashkoni të gjitha këto, do të shihni se ky do të jetë viti në të cilin ne do të pajisemi më së miri, më shpejt dhe më fuqishëm”, tha Vuçiç.

Më tej ai ka vlerësuar se Serbia është e rrethuar nga shtetet anëtare të NATO-s, ndërsa ka theksuar se Forca e Sigurisë së Kosovës nuk duhet të ekzistojë fare, duke marrë për bazë Rezolutën 1244 të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan më 11 janar se ka pranuar kërkesën e Kosovës për blerjen e 246 sistemeve kundërajrore Javelin, që prodhohen në SHBA.

Departamenti amerikan i Shtetit në anën tjetër potencoi se blerja e tyre do t’i kushtojë Kosovës 75 milionë dollarë. Ndërsa kjo çështje është dërguar në Kongresin amerikan për miratim presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, potencoi se beson që kërkesa për blerjen e këtyre armëve do të miratohet. Ndërkaq, Vuçiç cilësoi lajmin si “zhgënjim të madh”.

Advertisement