Kosova
Frenoni zjarrvënësit/ Burns, përçuesi i mesazheve të Shtëpisë së Bardhë
Edward P. Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins në SHBA, duke folur për vizitën e shefit të CIA-s, William Burns, javën e kaluar në disa vende të Ballkanit, eksperti theksoi se vizita e shefit te CIS-s ishte një vizitë për frenim, për te paralajmëruar aktorët si presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik dhe të tjerët që do të mund të merrnin hapa destabilizues dhe Burns është një përçues shumë i mirë i mesazheve. Dërgimi i tij ka qenë një veprim i mirë, por nuk e shoh atë si pjesë të ndonjë misioni shpëtimi, apo të ndonjë zgjidhjeje.
“Unë mendoj se ajo që Burns i ka thënë Kurtit, është mesazhi që ka dhënë edhe ambasadori Hovenier për të mos ndërmarrë veprime të njëanshme dhe për të mos destabilizuar rajonin. Si drejtor i CIA-s, ai mund të ketë kërkuar edhe rritjen e ndërgjegjësimit për aktivitetet dhe interesimin e Rusisë në rajon. Në anën tjetër, Kurti mund t’i ketë bërë presion Burnsit për pozicionin e SHBA-së ndaj Vuçicit dhe për rastin e sulmit në Banjskë. Sepse, Burns është personi ideal për t’u pyetur në lidhje me Banjskën, çfarë ka ditur Vuçic dhe cili ka qenë roli i tij. Ky mund të ketë qenë një moment ideal për ta ngritur këtë çështje. Nuk e di nëse Kurti e ka bërë këtë, por shefi i CIA-s është personi ideal. Unë besoj që edhe në Beograd, Burns ka pasur një takim të hapur me Vuçiqin, ku me terma të qartë ia ka bërë të ditur se ne e dimë se çfarë ka ndodhur në Banjskë, e dimë se cili ka qenë roli juaj president dhe i dimë aktivitetet e figurave të tjera në Qeverinë tuaj. Pra, e dimë se çfarë ka bërë Qeveria juaj për të destabilizuar situatën dhe ne presim që t’i ndaloni ato veprime. Unë shpresoj që Burns ta ketë thënë këtë në Beograd, por, sigurisht, ato janë takime konfidenciale dhe nuk e di” – theksoi Joseph
I pyetur nese ai mendon se kjo vizitë do të ndryshojë ndonjë gjë në raportet Kosovë-Serbi, Edward Joseph theksoi se doshta jo në mënyrë drastike menjëherë, por ka potencial. Sepse, nëse Kurti dhe Vuçiq e kuptojnë qartazi se Shtetet e Bashkuara e dinë se cilat veprime destabilizojnë situatën dhe se SHBA-ja nuk do t’i tolerojë ato, atëherë një gjë e tillë mund t’i largojë disa tundime nga tryeza dhe ndoshta ta ripërqendrojë vëmendjen te bashkëpunimi. Mendoj kështu potencialisht, por nuk shoh diçka të menjëhershme apo dramatike.