Bota
Frigoriferi bankar/ Bruksel fut duart në asetet ruse, blen armë amerikane, Putin e Trumpa brenda dy javësh
BE-ja po propozon të përdorë një pjesë të kredisë së propozuar prej 140 miliardë eurosh të siguruara nga asetet e ngrira ruse për të blerë armë amerikane për Ukrainën. Sipas një dokumenti të Komisionit që detajon strukturën e kredisë, të parë nga Financial Times, pjesa më e madhe e kësaj kredie do të përdoret për blerjen e armëve.
Ndërkohë, Putin foli me Orbán në telefon përpara një samiti me Trump të planifikuar në Budapest. Moska ka konfirmuar se takimi mund të zhvillohet brenda dy javëve të ardhshme.
Megjithatë, mbeten dyshime nëse Putin do të jetë në gjendje të hyjë në Hungari pavarësisht kufizimeve në hapësirën ajrore të BE-së dhe urdhër-arresti të lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale. “Nuk ka ndalime udhëtimi në vetvete”, shpjegon zëdhënësi i Komisionit Evropian. Lidhur me urdhër-arrestin e GJND-së, ka “përjashtime të mundshme që shtetet anëtare mund të japin. Por Gjykata po i kërkon Hungarisë ta arrestojë atë”.