Kosova
FRIKA MBETET/ Eurodeputeti jep sinjale pozitive pas emërimit të Kallas
Eurodeputeti austriak, Thomas Waitz, në një intervistë ka folur në lidhje me zhvillimet e fundi në Kosovë, Ballkan, si dhe në Parlamentin Evropian.
Së pari, ai skanoi ndikimin e zgjedhjeve të BE-së, ku për këtë rast kishte rezervat e tij. Po ashtu, Waitz foli edhe për procesin e zgjerimit të BE-së dhe mundësinë e anëtarësimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor, kursepersa i përket sanksioneve të vendosura ndaj Kosovës eurodeputeti deklaroi se i ka kundërshtuar para se ato të vendoseshin dhe u shpreh se duhet të largohen sa më parë.
Persa i përket dialogut Kosovë-Serbi, eurodeputeti austriak shpreson se do ketë zhvillime pozitive në këtë aspekt, teksa dhe derisa përmendi ndikimin që mund te kenë komisionarët Kaja Kallas dhe Marta Kos.
“Unë personalisht mendoj se nëse jemi seriozë për procesin e anëtarësimit të bazuar në merita dhe BE-ja duhet të flasë një gjuhë më të qartë me presidentin e Serbisë. Persa i përket sanksioneve, në kohën kur janë vendosur ato ndaj Kosovës, unë jam shprehur kundër dhe ende jam i mendimit se ato duhet të hiqen” – theksoi Thomas Waitz sipas te cilit ngerci I krijuar ne dialogun per normalizimin e marredhenieve Prishtine-Beograd tejkalohet, kërkon lëshime dhe vullnet të mirë nga të dyja palët, por kjo kërkon edhe vullnet të ri politik nga liderët në Kosovë dhe Serbi.