Connect with us

Kosova

Frika serbe nga Kalas dhe pse ministri publikoi një mesazh “armiqësor” drejtuar Beogradit

Shefi i diplomacisë së Serbisë, Marko Gjuriç, i cili dy ditë më parë ishte për një vizitë zyrtare në Estoni, është perballur me nje një mesazh aspak “miqësor” apo diplomatik nga ministri i Jashtëm, Margus Cakna, teksa ky I fundit ka shkruar në rrjetin “X” – Prita ne takim Marko Gjuriqin dhe theksova se është e papranueshme të shtrëngosh duart me një kriminel lufte që po përpiqet të cenojë sigurinë e Evropës dhe sovranitetin e Ukrainës. Si një kandidate për në BE, Serbia pritet të rregullojë politikën e saj të BE-së. Unë mbështes dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës drejt paqes”.

Duke pasur parasysh sigurinë se ish-kryeministrja e Estonisë, Kaja Kalas , do të zgjidhet si përfaqësuese e lartë e BE-së, vendosja e masave kufizuese ndaj Moskës do të vijë sërish në plan të parë, dhe pothuajse të gjithë vëzhguesit e informuar për situatën janë dakord.

Srećko Gjukiq, ish-ambasador i Serbisë në Bjellorusi tha se Kaja Kalas, ish-kryeministrja, “zonja e çelikut” nga Talini, me siguri do ta shtrengoje Serbine te vendose sanksione ndej Rusise dhe Begoradi te koordinoje politikën e  jashtme me Brukselin

Sipas Aleksandra Joksimovic, diplomate dhe ish-ambasadore e Serbisë në Britaninë e Madhe, mënyra se si ministri i Punëve të Jashtme të Estonisë e përcolli serbin nuk është e zakonshme dhe padyshim ishte një mesazh i qartë Serbisë.

Advertisement