Connect with us

Aktualitet

Frikacak dhe kriminelë/ Hovenier për djegien e makinave në Veri

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka reaguar pas rastit të djeshem të djegies së tri veturave në veri të Kosovës. Ai përmes një postimi në Twitter, i ka cilësuar këto akte si vepra fikacake dhe kriminale.

“Fatkeqësisht, më duhet ta përsëris këtë mesazh. SHBA-të dënojnë djegien apo shkatërrimin e pronës dhe çdo përpjekje për të frikësuar ata që kanë ose synojnë të marrin targa RKS për veturat sipas ligjit të Kosovës. Këto janë vepra frikacake dhe kriminale”, ka shkruar Hovenier.

Ai theksoi gjithashtu se SHBA rithekson kërkesën për zgjatje të plotë të periudhës së zbatimit në mënyrë që tabelat RKS të mund të vendosen gjatë 12 muajve duke pohuar se Kosova ka të drejtë ta zbatojë këtë ndryshim”.

Advertisement