Aktualitet
Frikë dhe shpresë/ Ndërtesa e përfshirë nga flakët, familjarët presin jashtë ‘me zemër në dorë’
Dhjetëra familjarë po presin me frikë dhe shpresë për ndonjë lajm nga të afërmit e tyre brenda qendrës tregtare dhe pallatit të përfshirë nga flakët këtë të hënë në Lushnjë.
Situata kaotike në godinën e e qendrës tregtare në Lushnjë vijon ende, ndërsa tymi ka përfshirë nga të gjithë pallatin.
Në vendngjarje janë jo vetëm ata të Lushnjës, por edhe forcat zjarrfikëse të sigurisë kombëtare dhe të qyteteve përreth.
Nuk ka shifra të sakta se sa persona ka brenda në godinë dhe se si është gjendja e tyre.
Gazetari i Top Channel, Bledar Korreshi raporton se po përpiqen të nxjerrin njerëzit e bllokuar në qendrën tregtare por edhe në të gjithë goditën 12-katëshe, ku ka edhe apartamente.
Nuk ka shifra të sakta se sa persona ka brenda në godinë dhe se si është gjendja e tyre.
Sipas tij, gjendja është e rëndë ndërsa ka edhe familjarë që nuk përgjigjen në telefon.
Zjarrfikëset kanë ndërhyrë brenda godinës, ndërsa vihet re mungesa e pajisjeve kundër zjarrit.
Sipas informacioneve, godina fatkeqësisht nuk ka dalje emergjente.
Ata që kanë dalë nga godina po transportohen në spitalin e Lushnjës.