Connect with us

Rajon

Frikë e madhe nga përshkallëzimi në Veri/ Vuçeviç: Kurti nuk do të ndalet

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçevic, tha se Beogradi po përballet me një periudhë sfiduese përsa i përket Kosovës dhe theksoi se Albin Kurti nuk do të ndalet me politikën e tij, e cila bazohet në dëbimin e serbëve nga Kosova, prandaj ai frikësohet nga përshkallëzimi i situatës në terren.

Ai theksoi se përderisa përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare presin një lloj kthese, ai personalisht nuk sheh asnjë grimë vullneti tek Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij që të heqin dorë nga politika që çon në përshkallëzim të mëtejshëm, në vend që të qetësojë tensionet, duke rrezikuar drejtpërdrejt mbijetesa e serbëve në Kosovë.

Duke iu drejtuar komunitetit ndërkombëtar, Vuçeviç u shpreh

“Kur merrni pjesë në etiketimin dhe damkosjen e komunitetit serb në Kosovë, ju përsërisni narrativën e Kurtit se atje janë organizuar bandat kriminale. Ju i jepni Kurtit konfirmimin se ajo që po bën në veri nuk është e motivuar nga spastrimi etnik, por nga lufta për sundimin e ligjit”

Ai shtoi gjithashtu se ka humbur besimi tek bashkësia ndërkombëtare dhe po krijohet mosbesim absolut ndaj Prishtinës, si dhe neveri ndaj atyre që, sipas tij, janë serbë, me emër dhe mbiemër.

Duke folur për takimin e 14 shtatorit mes Vucic e Kurtit, ministri i Mbrojtjes i Serbisë u shpreh se ngjarja nuk duhet të futet në narrativën sipas së cilës Serbia do të ishte fajtore për kolapsin eventual të negociatave apo mungesën e vullnetit për marrëveshje.

 

Advertisement