Aktualitet
Frike ne Kavaje, djali vret nenen dhe e ‘shet’ si vdekje natyrale.Zbulimi shokues
Kavajë – Ajo që mbrëmë u tha nga policia se ishte një vdekje natyrale, sot rezultoi se ishte vrasje brenda familjes.
Mesohet se gruaja 75 vjeçe që u gjet e vdekur në banesën e saj në Kavajë, sipas hetimit është vrarë nga djali 35 vjeçar Ndriçim Sokoli.
Krimi ndodhi në fshatin Vilë-Bashtovë, Rrogozhinë, rrethi Kavajë ku mbrëmë, është gjetur në banesë, pa shenja jete shtetasja I. K., rreth 75 vjeçe.
Nga veprimet e para hetimore y dysjua se 75 vjeçarja kishte humbur jetën për shkaqe natyrale.
Por ajo që fillimisht u raportua fillimisht si vdekje natyrale, rezultoi krim i shëmtuar.
Policia konfirmoi se si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, është zbardhur shkaku i humbjes së jetës së 75-vjeçares.
Mësohet se 35 vjeçari Ndriçim Sokoli e vrau nënën me të cilën jetonte, nëpërmjet dhunës fizike.
Në momentet e para, nga këqyrja e jashtme paraprake e trupit të 75-vjeçares, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe ngjarja është raportuar si vdekje natyrale.
Pas kryerjes së hetimeve të thelluara dhe ekspertizës mjeko-ligjore, është konstatuar se shtetasja I. S. kishte disa orë që kishte humbur jetën.
Gjithashtu, rezultoi se djali i saj, shtetasi N. S., i cili vuan nga sëmundje mendore, kishte ushtruar dhunë fizike ndaj 75-vjeçares, dhunë e cila i kishte shkaktuar dëmtime që kishin sjellë si pasojë humbjen e jetës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
/noa.al