Connect with us

Rajon

Frikë në Serbi për vrasjen e Vuçiç

Ndërsa pritet që takimi i radhës i nivelit të lartë të dialogut Kosovë-Serbi do të mbahet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut, eksperti Drizan Shala është shprehur se në Serbi kanë frikë për vrasjen e presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Në një intervistë Shala theksoi se vihet re një ftohje marrëdhëniesh në politikën serbe, ndërsa shtoi se ka aludime se Aleksandër Vulin do të krijojë një parti të re.

“Thuhet Aleksandër Vulin është i lidhur me një klan mafioz dhe nëse Aleksandër Vuçiç do të bëjë ndonjë hap për njohjen e Kosovës, mund të ndodhë eleminimi i tij” – deklaroi eksperti teksa dhe shtoi: Vulin pretendon të dalë dhe të kërkojë referendum përsa i përket njohjes apo jo të Kosovës. Ka qarkulluar një opinion se ai do të krijojë një parti politike në Serbi pasi dhe kërkon që me çdo kush të qëndrojë në politikë.”- tha ai.

Advertisement