Connect with us

Rajon

Frikë nga pushimet e gushtit/ Kosova do ta shfrytëzojë për tensione në Veri

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiç në një intervistë goxha sfiduese për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe ka bërë me dije se nuk do të marrin pjesë në zgjedhje e reja në veri të Kosovës, pa u plotësuar disa kushte.

“Të flasësh për zgjedhjet, si ndonjë pilulë magjike që do t’i zgjidhë të gjitha çështjet e hapura, është vërtet e papërgjegjshme”, tha Simiç dhe përmendi largimin e kryetarëve shqiptarë nga komunat veriore dhe tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës, si parakushte për zgjedhje të reja me pjesëmarrjen e serbëve.

“Nëse nuk ka depërshkallëzim, historia për zgjedhjet është një histori hipotetike” – theksoi Nënkryetari i Listës Serbe

Simiq pohoi se shqetësimin ua kanë përcjellë edhe zyrtarëve amerikanë me të cilët përfaqësuesit e Listës Serbe u takuan në Washington.

“Dallimi i vetëm është se tek ata ka shpresë se do të ndodhë depërshkallëzimi, por unë si njeri që jetoj në zonën e Kosovës nuk e shoh. Më shqetëson periudha që na pret, se dikush në Prishtinë do ta shfrytëzojë këtë kohë pushimesh për të krijuar një problem tjetër në veri me lëvizje të njëanshme”, tha Igor Simiç

 

 

Advertisement