Connect with us

Kronike

Frikë për hakmarrje, policia e Bulqizës merr në mbrojtje familjen e Dorjan Demës

Policia e Bulqizës ka marrë në mbrojtje familjarët e 30-vjeçarit Dorjan Dema, autori i krimit të natës së djeshëm, pasi vrau me kaçavidë 26-vjeçarin Dritan Manjani.

Siç shihet dhe në foton e mësipërme, efektivët janë vendosur para banesës së Demës, për të shmangur ndonjë konflikt të mundshëm mes dy familjeve. Dorjan Dema dhe Dritan Manjani ishin fqinj në fshatin Humesh, teksa vrasja është regjistruar në hyrje të fshatit Shupez.

Autori dhe viktima kanë qenë në të njëjtin lokal deri në orët e vona të mbrëmjes. Mësohet se autori Dorjan Mema ka qenë duke shkuar në shtëpinë e djalit të xhahit të Dritan Manjanit, për t’u konfliktuar fizikisht me këtë të fundit, ku dyshohet se sherri mes tyre kishte nisur për shkak të bullizimit.

Dritan Manjani i ka dalë para Dorjan Memës për ta ndaluar, por janë konliktuar me njëri-tjetrin dhe 30-vjeçari e ka goditur disa herë me kaçavidë, duke e lënë të vdekur në vend dhe më pas është larguar.

Policia arriti të identifikonte dhe arrestonte Dorjan Demën si autor të krimit.

Advertisement