Connect with us

Kronike

Fshatrat në Maqellarë, pa ujë. Banorët kundërshtojnë marrjen e ujit në malet mbi fshatin Kërçisht

Banorët e fshatrave Kërçisht i Poshtëm dhe Kërçisht i Sipërm në Maqellarë të Dibrës vijojnë të kundërshtojnë marrjen e ujit në malin mbi këto fshatra.

Dhjetëra banorë kanë protestuar sërish këtë të enjte për të treguar vendosmëri në kauzën e tyre. Ata akuzojnë Bashkinë dhe firmën fituese për ndërtimin e një ujësjellësi për fshatin Maqellarë se po ushtrojnë presione mbi ta, ndërsa shprehen se nuk është zhvilluar asnjë dëgjesë publike për këtë projekt.

Kryetari i fshatit Kërçisht i Sipërm Gëzim Lita thotë se po kërcënohet dhe se i është kërkuar që të dorëzojë vulën. Vetë banorët shprehen se do ta mbrojnë me çdo lloj mënyre ujin e fshatit pasi e gjithë jeta e tyre është e lidhur me të. Sipas banorëve po tentohet që mjetet e firmës të punojnë gjatë natës por fshati ka vendosur të bëjë roje.

Advertisement