Aktualitet
Fshehu pasurinë/ Anëtari i KPA-së para SPAK
Gjyqtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Ardian Hajdari është paraqitur në Gjykatën e Posaçme ku do të përballet me akuzën e fshehjes së pasurisë dhe deklarim te rremë.
Kujtojmë se prej 7 shkurtit 2022, Hajdari është pezulluar nga detyra në KPA, pasi u mor i pandehur nga SPAK.
Ardian Hajdari është anëtari i dytë i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që procedohet penalisht pas Luan Dacit, tashmë i shkarkuar. Daci u shpall fajtor me vendim të formës së prerë për falsifikimin e formularit të aplikimit që e zgjodhi atë anëtar të Kolegjit.
Më 24 qershor 2020, Hajdari u kallëzua penalisht në SPAK me pretendimin se kishte gënjyer në aplikimin për t’u zgjedhur anëtar i KPA-së përmes falsifikimit të dokumenteve. Kallëzimi i referohej deklarimit të tij se punonte prej 17 vitesh si avokat.