Connect with us

Politike

‘Fshehu vëllain kriminel’, Alibeaj-Berishës: Shpifje

Kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj i është përgjigjur deklaratë të ish-kryeministrit Sali Berisha, lidhur me akuzat për vëllain e këtij të fundit.

Në një reagim në rrjete sociale, Alibeaj thotë se akuzat e ish-kryeministrit janë një refren i njohur në politikën shqiptare dhe se sipas tij akuzat ndaj familjarëve janë një rrjedhojë e shkollës politike të komunizmit që për dhjetëra vite persekutuan shqiptarët.

REAGIMI:

Akuzat dhe shpifjet në gojën e Sali Berishës, janë refren i njohur në politikën shqiptare. Vazhdoj ti mbetem bindjes se një gjuhë e tillë meriton përçmimin dhe neverinë që tashmë shqiptarët dinë tja japin politikës së vjetëruar. Ajo që Sali Berisha e quan bashkëpunim për ligjin e dosjeve, është thëngjilli që i djeg ish-komunistëve dhe ish-bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit, që për vite me rradhë përdoren PD-në dhe të djathtën si mburojë të tyren.

 

 

Akuzat ndaj familjarëve, janë pikërisht rrjedhojë e shkollës politike të komunizmit dhe biografive, që për dhjetra vite persekutuan shqiptarët.

Ligji për dosjet dhe lustracionin janë domosdoshmëri për shoqërinë shqiptare. Është mënyra për të rivleresuar të shkuarën, për të ndërtuar të ardhmen pa pengjet e një të kaluare që i ka shkaktuar dëme të mëdha shoqërisë sonë.

Kujtojmë se më herët Berisha sulmoi ashpër Alibeaj për fshehjen e dënimit të vëllait të tij në një nga vendet e Europës.

Deklarata e Berishës:

“Alibeaj ka fshehur vëllain e tij kriminel i cili është arrestuar për rrëmbim me armë në vendet e BE-së dhe sot nuk tregon se ku është. Ai ndan të fshehtat me Edi Ramën. Alibeaj mbahet peng sepse për këto rekorde kriminale ai nuk mund të ishte kurrë deputet, bashkëjetuesja e tij mund të mos zgjidhej kurrë në gjykatë. Ai ka fshehur akte të tmerrshme të vëllait të tij. Këto nuk janë shpikje, janë dokumente zyrtare që ekzistojnë në KQZ”.

Advertisement