Connect with us

Politike

“Ftoj diasporën të regjistrohet deri më 4 mars”/ Berisha: Më 11 maj vota juaj do të ndajë epoka

Kreu i PD-së, Sali Berisha e mbylli fjalimin e tij në takimin në Parma me shqiptarët e Italisë, duke i bërë thirrje diasporës të regjistrohet deri më 4 mars në platformën e PER.

Berisha tha se më 11 maj, vota e emigrantëve të ndajë epokat dhe do të “përmbysë narkoshtetin”. Ai shtoi se nuk duhet harruar se shqiptarët i lindin për t’i dalë zot Shqipërisë

“Të dashur miq, 4 marsi është nesër. 4 marsi na fton të gjithë ju, të gjithë shqiptarët në diasporë. Të gjithë shqiptarët në Shqipëri. Të bëjmë gjithçka për regjistrimin në mënyrë që me 11 maj, vota juaj të ndajë epokat. Vota juaj të përmbysë narkoshtetin.

Njeriu në jetë ka ditë, ka ora të veçanta dhe më të veçanta. Por unë u them ju me bindjen time më të thellë se ora më e bukur e njeriut në jetë është ora kur të thërret atdheu. Ajo është ora e të gjitha orave. Ajo është ora në të cilën çdo qytetar, çdo anëtar i kombit ngrihet në forcën e kombit.

Ngrihet në krye të vendit. Ajo është krye-ora e jetës së njeriut. Krye-ora juaj është ora e 11 majit, është dita juaj.
Kurrë mos harroni se shqiptarët i lindin për t’i dalë zot Shqipërisë. Kurrë mos harroni himnin tonë kombëtar se nga lufta veçse ai largohet. Dhe ne nuk largohemi kurrë. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria. E viva l’Italia. Fitore, fitore, fitore!”, tha Berisha.

Advertisement