Connect with us

Bota

Fund i udhëheqjes së Zelenskyt/ Presidenti ukrainas paralajmëron dorëheqjen: Nuk do kandidoj…

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se nuk e sheh veten në rolin e udhëheqësit të vendit pasi të përfundojë lufta. Në një intervistë për gazetarin Barack Ravid në emisionin The Axios Show, Zelensky theksoi se qëllimi i tij kryesor është përfundimi i luftës dhe jo vazhdimi i karrierës politike.

“Qëllimi im është t’i jap fund luftës, jo të vazhdoj të kandidoj për poste”, tha ai.

Presidenti ukrainas shtoi gjithashtu se nëse arrihet një armëpushim, ai do t’i kërkojë parlamentit të organizojë zgjedhje.

I pyetur nëse do ta konsideronte mandatin e tij të përfunduar sapo të vendoset paqja, Zelensky u përgjigj se do të ishte “gati” të jepte dorëheqjen.

Advertisement