Connect with us

Bota

“Fund…”/ Zelensky i bën thirrje aleatëve të ushtrojnë presion ndaj Moskës

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u bëri thirrje aleatëve që të ushtrojnë presion ndaj Moskës për përfundimin e luftës të dielën. Thirrja erdhi disa orë pasi sulmet e reja ruse vranë tre persona dhe plagosën dhjetë të tjerë në Kiev, sipas autoriteteve lokale.

“Vendimet e reja dhe presioni i ri mbi Moskën janë të nevojshme për t’i dhënë fund këtyre sulmeve dhe kësaj lufte”, tha Zelensky në mediat sociale, përpara bisedimeve që priten të zhvillohen në Arabinë Saudite.

Advertisement