Connect with us

Politike

Fundërrinë, imoral, legen/ Kush është njeriu që përçmon më shumë Kryemadhi

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë mbrëmjen e sotme detaje si nga jeta politike, por edhe personale, si kurrë më parë.

Ajo ka shprehur kritika të ashpra ndaj Lulzim Bashës. Kryemadhi e akuzon Bashën për tradhti politike, duke e konsideruar si përgjegjës për gjendjen aktuale të vendit dhe dobësimin e opozitës.

“Në qoftë se tradhtia, pabesia, imoraliteti, poshtërsia, ligësia, fundërrllëku, legenllëku, çdo gjë do të përmblidhet në emrin e Lulzim Bashës. Pra, ku është Shqipëria sot, është rezultat i gjithë mënyrës politike që ndërtoi Lulzim Basha. Pra, kërcënimi që u bë nëpërmjet McGonigal apo dhe mosmarrjes së vizës amerikane, ai dorëzoi gjithë fatin, jo vetëm të opozitës shqiptare, por të të gjithë shqiptarëve, e dorëzoi në duart e një njeriu,” tha Kryemadhi.

Advertisement