Connect with us

Kosova

FUNDI I ILUZIONEVE/ Mickoski ftohet nga Trump, Albin Kurti injorohet

Akullin e marrëdhënieve të ftohta mes ShBA dhe Kurtit nuk do ta shkrijë as ceremonia e 20 janarit, në Capitol Hill, gjatë të cilës administrata demokrate zëvendësohet prej asaj republikane. Kryengjarja e jetës politike amerikane, me ç’rast Donald Trumpi betohet si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara, do të shënohet me pjesëmarrje historike presidentësh e udhëheqësish nga mbarë bota, por edhe me shpërfillje të shumë të tjerëve. Sipas medias Nacional në Kosovë, I vetmi fatlum deri më tani tek i cili ka mbërritur zarfi i ftesës është kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.

‘Ortaku’ i tij që e ndihmoi në zgjedhjet e majit të vitit 2024, kryeministri Albin Kurti nuk është ftuar deri më tani” – shkruan Nacional. Nga vendet e tjera në rajon edhe Greqia ka marrë ftesë për ceremoninë në Capitol, porse kjo ftesë i është bërë ambasadores greke në Washington, Katerina Nasika. Ndërkohë deri më sot nuk është bërë e ditur nëse ftese për ceremoninë në Washington kanë marrë presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani. Ndonjë njoftim nuk ka pasur as nga ambasada e Kosovës në Washington.

“Fundi i mandatit të qeverisë Kurti përkon me ardhjen e administratës së re amerikane — porse raportet konfliktuale deri në ftohje thuajse të plotë kanë shënuar historinë përgjatë katër viteve edhe me administratën e presidentit Biden. I vetmi udhëtim i Kurtit në ShBA që mori njëfarë vëmendje ishte ai i bërë në korrik të vitit 2022, në takimin e bërë me sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken, ku projektori i vëmendjes më fort pati rënë të Osmani sesa te Kurti. Thuajse e padobishme, madje gati private, u cilesua edhe cilësuar vizita e dytë e Kurtit në ShBA, në gusht të vitit të kaluar, kur ai mori pjesë në Konventën Kombëtare të demokratëve në Çikago, teksa agjendën e tij nuk pati asnjë takim të rëndësishëm me ndonjë zyrtar në Washington” – kujton media e Kosoves.

Advertisement