Connect with us

Bota

Fundoset anija, shumë të zhdukur në ujërat e detit në Greqi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një anije me 68 emigrantë në bord është fundosur. Si pasojë 9 persona janë gjetur nga policia vendase, ndërkohë 59 të tjerë janë zhdukur.

Prej orëve të para të mëngjesit të kësaj të martë, në lindje të greqisë është duke u zhvilluar një operacion kërkim shpëtimi për dhjetra azil kërkues, varka e të cilëve u përmbys në ngushticën e Kafireas midis ishujve Andros dhe Evia në egje në orët e para të ditës.
Sipas një njoftimi zyrtar të rojes bregdetare greke, operacioni filloi pas një telefonate të pasagjerëve të anijes në linjën e emergjencës 112.
Nëntë persona u shpëtuan në një ishull të vogël, por ata treguan se në varkën me vela ishin të paktën 69 persona, 59 prej të cilëve janë zhdukur
Mësohet se operacioni I shpëtimit të refugjatëve po pengohet nga kushtet e pafavorshme të motit, pasi erërat në Egje po fryjnë me shpejtësi 8-9 Beaufort që shkakton dallgë nga gjysme metri deri në 1.2 metra.
Anija ishte nisur nga qyteti bregdetar turk i Izmirit dhe shumica e pasagjerëve duket se janë nga Afganistani, Irani dhe Egjipti, njoftoi televizioni shtetëror grek ERT.

Advertisement