Bota
Fundoset varka në Kanalin Anglez, dyshohet se ka edhe shqiptarë
Një incident i madh ka ndodhur në Kanalin Anglez, ku një varkë e vogël me emigrantë është përmbytur. Dyshohet se mes tyre ka edhe shqiptare.
Një operacion shpëtimi ka nisur dhe janë përshirë dy helikopterë kërkim-shpëtimi, varka shpëtimi RNLI dhe varka të tjera të marinës britanike dhe franceze. Operacioni i shpëtimit mësohet se është duke u zhvilluar në brigjet e Kentit, pranë Dungeness.
Sipas mediave britanike, raportet e para për një varkë të dëmtuar kanë ardhur rreth orës 04:00 të mëngjesit.
Incidenti vjen vetëm disa orë pasi kryeministri Rishi Sunak premtoi të sjellë ligje të reja për të trajtuar imigracionin e paligjshëm, ndër të cilat përfshihej një marrëveshje me qeverinë shqiptare për qytetarët shqiptarë që tentojnë të kalojnë në mënyrë të paligjshme Kanalin Anglez.
Ndërkohë që një zëdhënës i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar tha se janë të dijeni se çfarë po ndodh në det dhe se të gjitha agjencitë janë mbledhur për të shpëtuar jetën e personave në rrezik. Mes tyre nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe shqiptarë që janë nisur drejt Anglisë
Lajmi do të përditësohet…
“Bëhuni gati për shumë viktima…”
BRITANI E MADHE – Autoritetet në Britaninë e Madhe po përgatiten për një numër të madh viktimash në Kanalin Anglez, pasi një gomone është mbytur në tentativë për të kaluar nga Franca në Britaninë e Madhe.
Tashmë ka nisur edhe një operacion për kërkime nga ajri për trupa të pajetë dhe për të mbijetuar. Gomonja me emigrantë mësohet se u fut në vështirësi në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa u ça dhe u mbyt.
Thirrjet e para tek rojet bregdetare erdhën rreth orës 3:00 të mëngjesit. Faqja e internetit e radarëve të Trafikut Detar tregoi një grup anijesh në kanalin midis Lydd në Kent dhe Cap Gris Nez në Francë, si dhe një helikopter i rojeve bregdetare janë në vendngjarje përfshin dy varka shpëtimi RNLI nga Ramsgate dhe Rye, varkën patrulluese të Marinës Mbretërore HMS Severn, një anije patrullimi franceze të rojes bregdetare Kermorvan si dhe dy anije peshkimi.
Një ambulancë u pa të ngrihej në Dover Harbor afër vendit ku zakonisht sillen migrantët në breg në ish-terminalin e avionëve rreth orës 7:40 të mëngjesit. Sipas mediave britanike në gomone ndodheshin më shumë se 30 persona. Ende nuk është raportuar për identitetin e personave që dyshohet të jenë mbytur në kanal.