Shkrime
Funerali i zgjedhjeve/ E qartë si drita e diellit: Për shpëtimin e vendit, duhet vetëm revolucion
Nga Petrit Vasili/
Proven më asgjësuese për varrosjen e zgjedhjeve si institucion e dha dje Vlora me pjesëmarrjen në votime me vetëm 12.3%.
Shqipëria është sot në një situate politike më të rëndë edhe se në fund të viteve 90′ kur rrëzohej diktatura.
Njerëzit në vitin 1991 dolën masivisht në zgjedhje se besonin tek vota dhe fuqia e saj për ndryshim.
Ndërsa narkoqeveria me grabitjen, shitblerjen, patronazhistët, kërcënimet gjithfarësh, shpërdorimin e parave, perdorimi i kriminelëve, përdorimi i infrastrukturës dhe aseteve publike për zgjedhjet, të gjitha së bashku ja kanë dalë të rrënojnë totalisht besimin se vota ka vlerë dhe se ja vlen që të dalësh të votosh.
Themeli i demokracisë në Shqipëri është kalbur totalisht dhe narkorepublika ja ka zenë vendin Republikës kushtetuese, që lind me votë.
Një pakicë e kriminalizuar hajdutesh dhe grabitqarësh që kanë nëpër duar miliarda euro të pista kanë rrëmbyer jetën dhe të ardhmen e shumicës dërrmuese të shqiptarëve duke mbjellë shpopullim dhe varfëri.
Ndaj është e qartë si drita e diellit se instrumenti i vetëm për shpëtimin vendit nga gremina është revolucioni politiko shoqëror për rikthimin e demokracisë dhe shtetit ligjor, që lindin vetëm e vetëm përmes votës së lirë dhe të ndershme.