Aktualitet
Fuqia e një force të armatosur nuk matet nga pajisjet e armatimet por nga arsimimi e profesionalizmi i njerëzve të saj
Olta Xhacka:
Fuqia e një force të armatosur nuk matet nga pajisjet e armatimet por nga arsimimi e profesionalizmi i njerëzve të saj. Dhe ne jemi krenarë që më 2 nëntor, pas më shumë se 10 vjetësh shkëputje, rikthejmë Akademinë e Forcave të Armatosura, ku që prej së hënës, 60 të rinj do të nisin studimet në shkencat ushtarake. Rikthimi i kësaj akademie, u bekua edhe nga Akademia e Shkencave, e cila në vijim të bashkëpunimit shumë të mirë me Ministrinë e Mbrojtjes dhe FA, i dhuroi fondit të bibliotekës së akademisë tonë 220 tituj librash. Faleminderit për mbështetjen ndaj strukturës kryesore në përgatitjen e brezit të ardhshëm, të Forcave tona të Armatosura.

