Connect with us

Bota

Furgoni përplaset me kamionçinën, humb jetën 43-vjeçari shqiptar

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Itali, ku për pasojë një 43-vjeçar shqiptar ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur në autostradën A20 në zonën e quajtur Acquedolci.

Lajmi është dhënë nga Poliklinika e Mesinës, ku 43-vjeçari iu nënshtrua një operacioni kirurgjikal, ku iu pre këmba, për shkak të plagëve të parikuperueshme që ishte marrë në gjymtyrët e poshtëm.

Si ndodhi aksidenti?

Sipas mediave italiane, punëtori shqiptar, 43 vjeç, ishte pasagjer në një furgon, që po drejtohej nga një sipërmarrës nga zona e Nebroidit, teksa po ktheheshin në shtëpi. Furgoni është përplasur me një kamionçinë buzë të rrugës. Kamionçina, që i përket një kompanie nga Agrigento, dyshohet se kishte ndaluar për shkak të një avarie.

Pas aksidentit, 43-vjeçari është transportuar me urgjencë në Poliklinikën e Mesinës me një helikopter, ku i është nënshtruar një operacioni që zgjati gjatë natës e së shtunës dhe orëve të para të së dielës, por nuk mbijetoi plagëve.

Advertisement