Connect with us

Politike

Fushatë brenda shkollës 9 vjeçare/ Kandidatja e PS në Roskovec kallëzohet në KQZ

Kandidatja e Partisë Socialiste në Roskovec, Zegjine Çaushi, është kallëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për përdorim të aseteve shtetërore gjatë fushatës zgjedhore.

Denoncimi është bërë nga organizata “Qëndresa Qytetare”, e cila publikoi foto të Çaushit duke zhvilluar aktivitet elektoral brenda mjediseve të shkollës 9-vjeçare “Rramen Dashi” në fshatin Arapaj. Ky veprim përbën shkelje të Kodit Zgjedhor, që ndalon përdorimin e institucioneve publike në funksion të fushatës.

Ndërkohë, KQZ ka njoftuar nisjen e procedurave administrative edhe ndaj ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha, pas një tjetër denoncimi nga “Qëndresa Qytetare”.

Raportohet se Hoxha është filmuar në Tiranë teksa shpërndante materiale elektorale nga makina zyrtare e ministrisë, një tjetër rast i dyshuar për keqpërdorim të funksioneve publike në fushatë.

Advertisement