Kronike
Fushë-Krujë/ Përfshihet nga flakët banesa, humb jetën i moshuari
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 13:30 në lagjen “Punëtori” të Fushë-Krujës.
Dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit nga një furnelë është përfshirë nga flakët banesa e shtetasit H. A., 92 vjeç.
Ky i fundit ka ndërruar jetë si pasojë e flakëve, bën me dije policia.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje