Connect with us

Sport

Futbolli italian në zi, ndahet nga jeta trajneri që promovoi Taren dhe Tottin

Në ditën kur do të startojë Serie A, futbolli italian është në zi duke qenë se vjen lajmi i keq i ndarjes nga jeta të ish-trajnerit, Carlo Mazzone.

Ky i fundit është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare teksa ishte një figurë shumë e respektuar dhe e vlerësuar në futbollin italian.

Kujtojmë se ishte pikërisht Mazzone ai që bëri të mundur transferimin e ish-lojtarit të kombëtares, Igli Tare në Itali tek skuadra e Brescias në vitin 2001.

Po ashtu, Mazzone ishte njeriu që promovoi Francesco Tottin te Roma duke e bërë pjesë të skuadrës së parë vetëm në moshën 17-vjeçare me ish-sulmuesin që më pas përfundoi duke u shndërruar në një legjendë të verdhekuqve.

Advertisement