Pinknews
Futbollisti i njohur poston foton me nënën, njihuni me vjehrrën e Oriola Marashit (FOTO)
Mamaja e futbollistit të njohur, Eros Grezda, feston ditëlindjen. E në ditën e saj të veçantë, i biri nuk la pa postuar në rrjetet sociale një fotografi me të, si dhe t’i bëjë një dedikim të bukur.
“Urimë ditëlindjen nanë”, shkruan Grezda në postimin e tij në “Instastory”. Në këtë fotografi, ajo që vihet re është ngjashmëria e madhe që futbollisti ka me nënën e tij.
Ndërkohë nga ana tjetër, për muaj të tërë, kryefjala e mediave rozë ka qenë romanca e Erosit me modelen bukuroshe, Oriola Marashi.
Lidhja e tyre duket se është konsoliduar dhe gjërat po bëhen gjithnjë e më tepër serioze, pasi ata ishin gati të hidhnin edhe një hap drejt fejesës. Por ishte pandemia ajo që u shtyu planet çiftit të njohur.
gsh/