Kosova
Futuni në pazar me Trumpin, jini gati për të negociuar/ Kupchan këshillon qeverinë e re të Kosovës
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2025/02/kk.jpg)
Charles Kupchan, ish-drejtor i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, ka ofruar një këshillë për qeverinë e re të Kosovës rreth qasjes qe ajo duhet te kete ndaj administratës së presidentit amerikan, Donald Trump, duke theksuar se ky i fundit është më i interesuar në arritjen e marrëveshjeve konkrete sesa në çështje ideologjike.
“Nëse dëshironi marrëdhenie të mira me SHBA-në bëni marrëveshje, futuni në pazar, jini gati për të negociuar. Ju duhet ta shihni Trumpin si një president që nuk është ideologjik, nuk mendon për historinë e luftërave në Ballkan. Nuk ka ndonjë pikëpamje të vecantë për multietnicitetin. Ai thjesht dëshiron të kryej punë”- ka deklaruar Kupchan duke theksuar:- “Unë mendoj se qeveria e Kosovës duhet t’i qaset administratës Trump me llojin e pragmatizmit dhe transaksionalizimit te Trump sepse pastaj e gjitha do t’i shpaguhet”.
Kujtojme se shumë analistë kanë ngritur pikëpyetje se ku do ta pozicionojë Trumpi rajonin në listën e prioriteteve të politikës së jashtme përballë luftës së agresionit rus në Ukrainë dhe konflikteve në Lindjen e Mesme. Në çfarë mënyre do të veprojë lojtari kryesor global nën lidershipin e presidentit të 47-të, sigurisht se mbetet për t’u parë.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)