Kosova
Fyytyra e një prej përdhunuesve të 11 vjeçares

Ekrem Rexhepi është njëri prej të akuzuarve për përdhunimin në grup të 11-vjeçares nga Prishtina. Së bashku me të vëllain 17-vjeçar dhe tre persona të tjerë ata përdhunuan me radhë të miturën për 7 orë.
Duket se Rexhepi është person aktiv në rrjetet sociale, sidomos në TikTok. Ai ka postuar aty video të shumta të rreperëve shqiptarë, mes tyre Mozzik e Mossi.
Duket se i riu ka të preferuar këngën “Katile” të Mozzik pasi e ka përdorur në disa nga videot e tij. Në komente e kanë masakruar për krimin e kryer dhe videot e tij janë mbushur me replika kërcënuese.
Në njërën prej videove të tij, Rexhepi e quan veten “baba”.
…..
KOSOVË– Përdhunohet një tjetër vajzë në Kosovë. Policia informon se ka qënë vetë viktima ajo e cila ka denoncuar se me 28 gusht në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, dy të panjohur e kanë futur në makinë me forcë ku e kanë sulmuar seksualisht. Policia ka nisur hetimet për të zbuluar se kush janë personat përgjegjës.
NJOFTIMI I POLICISË:
SULM SEKSUAL/Rr. Agim Ramadani, Prishtinë 28.08.2022 – 16:00. Viktima femër kosovare ka informuar se dy persona të pa njohur e kanë futur me forcë në veturë dhe më pas e kanë sulmuar seksualisht. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.
Ky sulm vjen pak pas bërjes publike të përdhunimit të një 11-vjeçareje nga 5 persona. Kjo ngjarje ka shkaktuar shumë zhurmë në Kosovë, ndaj ditën e sotme është paralajmëruar dhe një protestë nga shoqëria civile.

