Connect with us

Sport

“Gabim fatal i mbrojtjes”/ Ku gaboi Shqipëria përballë Italisë, ANALIZA

Gabimet në mbrojtje i kushtuan shumë Kombëtares shqiptare, në ndeshjen e parë në “Euro 2024”, përballë Italisë.

Sipas profesorit, Përparim Kabo, 2 golat e Italisë erdhën si pasojë e gabimeve të mbrojësve tanë. Ai shprehu edhe kritika për trajnerin Silvinjo, në lidhje me mënyrën si vlerësoi lojën, si i vendosi lojtarët në fushë dhe ndërrimet që bëri gjatë 90+ minutave.

“Filloi me shpejtësi shqiponje dhe ndodhi ajo që nuk e kishte imagjinuar asnjeri. Që ne për 22 sekonda do të shënonim gol. Pastaj, vura re që ky lloj skenari nuk ishte imagjinuar as nga trajneri. Nuk ditën ta administronin, të paktën atë 10 minuta, pësuam 2 gola që mund të shmangeshin. Ju kujtohet kur thamë pas ndeshjes me Azerbajxhanin që gabimet e mbrojtjes do të paguhen shtrenjtë. Goli i dytë ishte një dhuratë e mbrojtësit tonë Hysaj. Pastaj, ndeshja hyri në një ulli gati të frikshme, pamë një Itali si kurrë ndonjëherë.

Kam edhe disa objeksione lidhur me administrimin e ndeshjes nga trajneri, vlerësimi i lojës, ndërrimet, vendosja në fushë. U duk sikur ai ishte i kënaqur që të mos pësonte një goleadë. Ajo që ndodhi Skocisë ishte e turpshme, ajo që ndodhi sot me Kroacinë…

Goli i parë ishte i pafalshëm, nuk e di se çfarë bënte Seferi atje mbrapa. Ne më shumë lojë sulmuese bëmë tani në fund, kur hyri Hoxha”.

Advertisement