Connect with us

Sport

Gabimet na kanë ndëshkuar/ Flik qetëson tifozët përpara Polonisë

Hansi Flik ka dashur të ruajë frymë optimiste te përfaqësuesja e Gjermanisë pas barazimit të beftë ndaj Ukrainës. Ish-tekniku i Bajernit është prononcuar në media se shumë shpejt do të shikoni se çfarë janë në gjendje të realizojnë, pa lënë në hije as gabimet individuale.

POLONIA- “Rivalët e luajnë mirë lojën automatike, me veprime të kujdesshme dhe të sakta. Ndryshmi kryesor ndaj Polonisë korrespondon me Xhamal Musialën. Ai do ta nisë nga minuta e para, ndryshe nga sa ndodhi në takimin pararendës”, tha shkurtimisht “bundestrajneri” (termi referues rreth Flikut, pra ‘mjeshtër’, i vendosur nga analistët vendës).

ATMOSFERA PËRPARA TURNEUT- “Të gjithë e presim me padurim nisjen e turnet. Koha që kemi në dispozicion do të na ndihmojë në krijimin e një ideje të qatë. Si në planin taktik ashtu edhe atë mendor. Gabimet individuale na kanë ndëshkuar në ndeshjet e fundit. Ne duhet të performojmë si një trup i vetëm. Posedimi i topit dhe presioni zonal janë detyrat kryesore që i kam kërkuar grupit”.

KRITIKAT- “Duhet t’i durojmë. Ato janë pjesë e punës dhe na ndihmojnë drejt përmirësimit. Ringritja është proces i gjatë dhe kërkon kohën e nevojshme. Kam reflektuar në shumë drejtime pas eliminimit surprizë në Botërorin e Katarit. Jam absolutisht i bindur te vizioni që po përçoj te grupi. Mbulimi një për një do më tepër maturi, e pasuar me eliminimin e defekteve në prapavijë”, shtoi Hansi.

TESTET E SHTATORIT- “Kundër Japonisë dhe Francës do të shikoni Gjermaninë e vërtetë. Aty do të ketë më tepër stabilitet. Në këtë periudhë do të kemi formuar një pjesë të mirë të fytyrës që do të shfaqet në ‘Euro 2024′”.

MESFUSHA- “Emre Xhan dhe Leon Gorecka dhanë rendiment të kënaqshëm në stërvitjet e fundit. Vetëm përpara duelit do të vendos se cili aktor do të jetë në repartin e mesfushës”, pohoi 58-vjeçari.

RENDIMENTI I KIMISHIT- “Nuk është i saktë plotësisht në manovrat që kryen, por më bind në përgjithësi. Mentaliteti i tij jep efekt edhe te kontingjenti”, e mbylli trajneri i kampionëve të 4-fishtë në spektrin e Botërorëve

Advertisement