Aktualitet
Gafa në Vlorë, emër të ‘ri’ për Ismail Qemalin
Qyteti i Vlorës është duke u përgatitur këto ditë për festën e flamurit. 28 nëntori është festuar gjithmonë në Vlorë, duke nderuar dhe figurën e Ismail Qemalit, ndërkohë që nuk kanë munguar kurrë flamujt kuqezi dhe banderolat. Por këtë vit ka ndryshuar diçka.
Një banderolë e ngritur së fundmi në nderim të “Babait të Pavarësisë së Shqipërisë”, Ismail Qemalit, i ka ndryshuar emrin këtij të fundit, duke e quajtur Ismali Qemali. Mesa duket kjo gafë nuk u ka rënë në sy atyre që kanë ngritur banderolën dhe e kanë lënë ashtu. Pa e ndryshuar.