Connect with us

Sport

Gakpo i Holandës i gjen ‘Kodin’ Rumanisë! 1-0 ndeshja në Munich, ‘Tulipanët’ në epërsi

Rumania dhe Holanda po përballen këtë pasdite duke nisur nga ora 18:00 në 1/8 e Euro 2024. Befasia rumune do kërkojë kalimin më tej për të shkruar historinë, teksa në përballjet me Holandën “topi” shkon për “Tulipanët”.

Përballja e sotme është e 15-të mes tyre në histori. Në 10 raste ka fituar Holanda, 1 herë Rumania dhe 3 herë skuadrat janë ndarë në barazim. Tanimë trajnerët Eduard Iordanescu dhe Roenald Koeman kanë zbardhur formacionet zyrtare. Gjykon gjermani Felix Zwayer. Fituesi i ndeshjes së orës 18:00 do përballet në çerekfinale me fituesin e çiftit Austri – Turqi (sot 21:00).

Formacionet zyrtare:

Rumania: Nița; Rațiu, Dragușin, Burca, Mogoș; M. Marin; Hagi, R. Marin, Stanciu, Man; Draguș.

Holanda: Verbruggen; Dumfries, De Vrij, Van Dijk, Aké; Schouten, Reijnders; Bergëijn, Simons, Gakpo; Depay.

Advertisement