Connect with us

Politike

Gara e fortë në Tiranë/ Gonxhja kryeson, Alimehmeti i pari nga PD, Tabaku e Meta jashtë Kuvendit

Pasi numërimi i votave brenda vendit ka përfunduar, po vijohet me numërimin e votave të diasporës dhe votat preferenciale të kandidatëve në listën e hapur. Deri më tani në Tiranë janë numëruar 311 nga gjithsej 1,282 qendra votimi.

Fillimisht në Kuvend futen kandidatët e listës mbyllur, sipas radhës që ka përcaktuar partia, dhe lista e hapur, dërgon deputetë në Kuvend nëse partia fiton më shumë karrige se sa emrat që ka në listën e mbyllur. Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) ka siguruar 19 mandate, duke u renditur e para në qark. PS ndiqet nga Partia Demokratike me 13 mandate.

Partia Socialiste:

Blendi Gonxhja kryeson listën me 8,085 vota, i ndjekur nga Ervin Hoxha me 4,317 vota dhe Fatmir Xhafaj me 3,803 vota. Pas tyre renditen Erion Braçe me 3,753 vota, Ornaldo Rakipi me 2,807, Antonela Dedej me 1,976 dhe Anila Denaj me 1,403 vota.

Kandidatët e tjerë:

Klotilda Bushka me 1,143 vota, Etilda Gjonaj 1,130, Xhemal Qefalia 1,051, Julinda Dhame 1,047, Olta Xhaçka 1,035, Mimi Kodheli 1,015, Pandeli Majko 1,003, Blerina Gjylameti 947, Kejsi Elezi 932, Florian Pullazi 881, Ylli Shehu 645, Ermonela Felaj (Valikaj) 619, Toni Gogu 568, Endrit Braimllari 518, Plarent Ndreca 515, Halit Valteri 471, Entela Ramosaçaj 414, Arben Pëllumbi 388, Roy Bashaj 368, Blendi Sulaj 360, Andi Seferi 348, Persida Shkrepa 347, Etjen Xhafaj 269, Edlira Dyrmishaj 258, Sofika Lleshi 239, Glindxhet Madhi 239, Eldian Çepeli 237, Silda Çepe 200, Mirgit Vataj 177 dhe Halil Koloshi me 72 vota.

Nga lista e hapur e Tiranës së Partisë Demokratike futet në Kuvend vetëm kandidati që ka marrë më shumë vota dhe ai deri më tani është mjeku Ilir Alimehmeti me 4287 vota. Votat preferenciale mund të lëvizin, pasi ende po numërohen, por në Tiranë mbesin jashtë Jorida Tabaku, e cila deri më tani rezulton e dyta më e votuar me 4079 vota, jashtë rrezikon të mbetet edhe Ilir Meta me vetëm 1535 vota, i cili garon nga qelia.

Partitë e tjera që kanë siguruar mandate në Tiranë:

Partia Mundësia – 2 mandate
Nisma “Shqipëria Bëhet” – 1 mandat
Lëvizja Bashkë – 1 mandat
Partia Socialdemokrate – 1 mandat

Advertisement