Aktualitet
Gara/ Kush janë prokurorët që mund të zëvendësojnë Altin Dumanin në krye të SPAK?

Këshilli i Lartë i Prokurorisë shpalli sot vakancën për postin e kreut të ri të SPAK, pasi Altin Dumanit i mbaron mandati në 18 dhjetor.
Të drejtën për të kandiduar e kanë të gjithë prokurorët e SPAK, me përjashtim të Altin Dumanit dhe Arben Krajës, të cilët e kanë mbajtur këtë post. Pra 18 prokurorët e tjerë të posaçëm kanë të drejtën e aplikimit.
Disa nga emrat më potencialë që mund t’i futen kësaj gare, janë Kodian Braho, Adnan Xholi, Vladimir Mara, Anita Jella, Doloreza Musabelliu apo Sotir Kllapi.
Këta emra nuk janë të konfirmuar ende, por janë ata që përfliten nga kolegët e tyre si më potencialët.
Në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë sot u hap procedura e aplikimit dhe të gjithë ata prokurorë që duan të kandidojnë do të duhet të shprehin interesin e tyre deri në datën 8 tetor.
Më pas kandidatët pasi të kalojnë edhe një proces vettingu do të merren në pyetje.
Prokurorët e Posaçëm që mund të kandidojnë për kreun e ri të SPAK:
1-Adnan Xholi
2-Anita Jella
3-Alfred Shehu
4-Behar Dibra
5-Bledar Maksuti
6-Doloreza Musabelliu
7-Dorina Bejko
8-Dritan Prençi
9-Edvin Kondili
10-Elida Kaçkini
11-Elvin Gokaj
12-Ened Nakuçi
13-Enkeleda Millonai
14-Klodjan Braho
15-Manjola Kajana
16-Ols Dado
17-Sotir Kllapi
18-Vladimir Mara

