Aktualitet
Gara për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, ja kur nis faza e intervistimit për 14 kandidatët
Zyrtarët e policisë të cilët garojnë për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit do të kalojnë në fazën tjetër, në atë të intervistimit. Në lidhje me këtë Komisioni i Posaçëm në Ministrinë e Brendshme, ka njoftuar se faza e intervistimit do të kryhet në datën 24 mars, në orën 09:30.
Për këtë post kanë garuar 16 persona, 2 prej të cilave gra që nuk ishin pjesë e Policisë së Shtetit. Dy gratë u skualifikuan nga gara, ndërsa pjesë e kandidadurave janë persona të cilët kanë një karrierë të gjatë në këtë Polici.
Emrat që kanë garuar janë: Elidon Çela, Alfred Çepe, Rebani Jaupi, Saimir Boshnjaku, Lorenc Panganika, Afrim Tafa, Neritan Nallbati, Idejet Faskaj, Gentian Berberi, Tonin Vocaj, Skënder Hitaj, Arjanit Arapi dhe Gentjan Shehaj.
Kjo garë vjen pas shkakrkimit të Ilir Prodës nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Ai u emërua si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit më 2 tetor të vitit 2024. Më parë, Proda ka mbajtur detyra si specialist i policisë kriminale, shef komisariati nr. 2 në Tiranë dhe Bulqizë si dhe drejtor i Policisë së Elbasanit./