Connect with us

Politike

Gara përballë Manastirliut/ Jorida Tabaku refuzon kandidimin për Bashkinë e Tiranës: PD ende pa emër

Ogerta Manastirliu do të jetë kandidatja socialiste për të marrë drejtimin e Bashkisë Tiranë, pasi kryeministri Edi Rama e tha emrin e saj në Asamblenë e PS.

Ndërsa nga kampi opozitar situata është paksa e paqartë.

Deputetja Jorida Tabaku është pyetur në emisionin “A Show” nëse do të jetë një nga kandidatet e PD për Bashkinë e Tiranës, por ajo hodhi poshtë çdo mundësi.

Tabaku theksoi se fokusi i saj është beteja në parlament për të përfaqësuar qytetarët që e votëbesuan në zgjedhjet e 11 Majit, ndërsa nuk i kurseu kritikat edhe për mënyrën si funksionon bashkia e kryeqytetit.

“Fokusi im është në parlament. Bashkia nuk është pjesë e ambicieve të mia. Do bëj maksimumin për të përfaqësuar PD dhe qytetarët që më votuan.

Bashkia ka nevojë për ndryshimin e sistemit, jo thjesht për ndërrim kryetarësh. Kjo mënyrë sjelljeje duhet ndryshuar”, tha Tabaku në “A Show”.

Advertisement