Connect with us

Kosova

GARANCI NGA AMERIKA/ Mbështetja për Kosovën s’do të ndryshojë pas zgjedhjeve në SHBA

“Si Republikë e Kosovës që përbën popullin më pro-amerikan në botë, jemi me fat që te SHBA-ja kemi pasur mbështetjen e të dyja kampeve, si ai Demokrat edhe kampi Republikan”.

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se nuk sheh asnjë sinjal që mund të ketë ndryshime lidhur me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës, pavarësisht se a do fitojë Partia Demokrate apo Republikane.

Kryediplomatja Gervalla gjatë një konference për media ne Luksemburg, ka folur edhe për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, teksa ka ripërsëritur qëndrimin e saj se nën udhëheqësin e Miroslav Lajçakut, nuk ka pasur rezultate të dëshiruara.

Ajo ka potencuar se javën e kaluar në Këshillin e Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara ka folur për rrezikun e madh që vjen nga Serbia dhe Rusia.

“Ky është paralajmërim serioz për të gjithë ne që na detyron të angazhohemi edhe më shumë për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit tonë. I referohem sulmit të 24 shtatorit të vitit të kaluar i cili gabimisht interpretohet si incident i izoluar dhe jo si përpjekje strategjike për okupim territoresh. Vetëm falë reagimit tonë të fuqishëm kemi arritur të shmangim atëherë një pushtim të territorit tonë dhe nuk duhet të supozojmë se Putini dhe të tjerë e shohin këtë si përpjekje të dështuar si fundin e synimeve të tyre” –deklaroi Gervalla.

Advertisement