Bota
Garancitë e sigurisë për Ukrainën, Zelensky lajmëron takimin midis zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas këtë javë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot se planifikon të diskutojë me të dërguarin special të SHBA-së Keith Kellogg përgatitjet për një takim të mundshëm me Presidentin rus Vladimir Putin .
Zelensky, gjatë një takimi të përbashkët në Kiev me Kryeministrin norvegjez, deklaroi se zyrtarët amerikanë dhe ukrainas pritet të takohen për të diskutuar temën e takimit, si dhe garancitë e mundshme të sigurisë, më vonë këtë javë.

