Aktualitet
Garë e fortë mes PD, PS dhe PSD në Shkodër! Demokratët kryesojnë me rreth 6%

Edhe në Shkodër ka nisur numërimi, ndërsa raportohet se deri në orën 05:00 ishin përfunduar 57 kuti, nga të cilat PD kryesonte me 39,57%, kundrejt PS me 33,78%. PSD e Tom Doshit renditet forca e tretë me 22,29% të votave.
PD ka marrë 4879 vota, kurse PS 4165 vota, PSD renditet e treta me 2749 vota.
Që kur janë hapur dy kutitë e para është vënë re trendi i një gare të fortë mes tre partive në fjalë.
Kutitë e para janë hapur në bashkinë e Fushë-Arrëzit dhe PD kishte 95 vota, PS 53 vota dhe PSD 52 vota.
Kliko këtu për të lexuar rezultatet në kohë reale për qarkun e Shkodrës

