Shkrime
Garë reale, apo fasadë? – PD zgjedh kryetarin brenda një muaji

Nga Rajmonda Basha
29 korrik. Kjo është data e caktuar për mbajtjen e zgjedhjeve në Partinë Demokratike për drejtuesin e saj. Përballë njëri tjetrit janë vetëm dy kandidatë: Ish-kryetari Lulzim Basha dhe Gjergj Hani. E teksa sot jemi fiks një muaj para zgjedhjeve, ujërat në kampin opozitar duken se janë qetësuar. Basha fushatën e ka nisur me 26 qershor – ashtu siç e vendosi Kryesia, ama takimet i ka nisur kohë më parë. Edhe pse politikisht joaktiv pas dorëheqjes së tij nga PD-ja, Basha ka takuar grupe të vogla demokratësh, e kohët e fundit u pa në takime me studentë.
Kështu, duke pohuar pa zë, se ka qenë gjithmonë në skenën politike, por në fshehtësi.
Në nisjen e tij për këtë rrugë të re, se siç ka thënë vetë ai do të jetë politikan model, Basha akuzat i ka drejtuar kah ish-kryeministrit Sali Berisha, apo siç shpesh njihet si “babai i tij politik”.
Nga ana tjetër qëndron Gjergj Hani. Ai është parë në takimet e zhvilluar nga Basha.
Hani është “i çuditur” me shqiptarët pasi sipas tij e kanë perceptimin e gabuar për politikën.
“Unë dua të shkoj që të shoh, ta dëgjoj. Që ta luftosh duhet të njohësh. Se kam fshehur se kam qenë një nga mbështetësit e Bashës. Në momentin që nuk më bindi më, mora përsipër këtë iniciativë”, ka thënë Hani.
Pavarësisht se nuk gëzon mbështetje, siç vetë ai e ka deklaruar, dëshira e tij qëndron për “një alternativë të re”.
“Disa thonë se Gjegj Hani është fasada e këtyre zgjedhjeve. Më mirë të thonë që këto zgjedhje janë të pabarabarta. Kjo qasje është e gabuar. Hani ka hyrë në garë i bindur për të fituar. S’kam hyrë për t’i bërë fasadë askujt”.
Zërat prej kohësh gumëzhinin për rikthimin e mundshëm të Bashës. Dhe ishte pikërisht data 22 qershor, ku në një një mbledhje dy-orëshe të vendimi përfundimtar u mor që ai dhe Hani, do të jenë dy kandidatët për të marrë drejtimin.
Kjo, pavarësisht bojkotimit të një pjese të mirë të anëtarëve dhe mes përçarjes së grupimit të Sali Berishës, e së fundmi edhe të një të treti, Gazment Bardhit, i cili me vete ka 17 deputetë demokratë.
Sipas njoftimit nga Kryesia, miratimi i kandidaturave për pozitën e Kryetarit të Partisë Demokratike shënoi një moment vendimtar për familjen politike.
Pavarësisht ndarjes së PD-së në tre pjesë, orientimi i deputetëve është më i qartë.
Me Bashën, kundër tij, me Berishën dhe kundër Bashës.

