Bota
Gati dëbimi 700 familjeve shqiptare”, e thotë ministria e brendshme Shabana Mahmood në Parlament
Pavarësisht ndryshimit të qeverisë në Londër, duket se për shqiptarët politika e azilit mbetet e njëjtë. Ata që menduan se largimi i Suella Braverman do t’i jepte fund retorikës së ashpër ndaj emigrantëve nga Shqipëria, sot ndihen të zhgënjyer.
“Për shembull, ka rreth 700 familje shqiptare, kërkesat e të cilave për azil janë refuzuar, megjithatë, largimi i tyre nuk po zbatohet aktualisht nga Ministria e Brendshme, pavarësisht se Shqipëria ka një standard të artë bashkëpunimi me Mbretërinë e Bashkuar për kthimet dhe është nënshkruese e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Ne do të nisim një konsultim mbi procesin e zbatimit të largimit të familjeve, përfshirë fëmijët”, shprehet Shabana Mahmood.
Pavarësisht se Shqipëria vlerësohet nga Mbretëria e Bashkuar si një partner i besueshëm në rikthimin e shtetasve, vendi ynë është rikthyer në qendër të debatit britanik për migracionin.