Connect with us

Bota

‘Gati për ofensivë…’/ Ushtria izraelite planifikon sulme nga toka, ajri dhe deti

Forcat izraelite të mbrojtjes po përgatiten të zgjerojnë operacionet e tyre në terren kundër forcave të Hamasit.

“IDF po përgatitet për një ofensivë gjithëpërfshirëse me ndihmën e qindra mijëra rezervistëve”, njoftuan Forcat izraelite të mbrojtjes, përmes një deklarate.

Më herët, Izraeli u ka kërkuar banorëve në veri të largohen drejt jugut. Afati për evakuimin e tyre përfundoi në orën 15:00. me orën lokale.

Ofensiva, për të cilën nuk është njoftuar orar, pritet të përfshijë forcat ajrore, detare dhe tokësore.

Pajisjet thelbësore luftarake janë dërguar në vendet përkatëse dhe ushtarët anë dislokuar strategjikisht në të gjithë vendin, me fokus operacionin tokësor, sipas forcave izraelite.

Advertisement