Connect with us

Sport

Gati të riluhet ndeshja Juventus-Salernitana

Presidenti i Salernitana, Danilo Iervolino shprehu gatishmërinë për të luajtur sërish me Juventusin.

Një takim i fundit, i zhvilluar në Torino, përfundoi me një skandal të zhurmshëm: në minutat e fundit, arbitri nuk numëroi golin e pastër të bardhezinjve, duke i hequr fitoren. Ndeshja përfundoi me rezultat 2:2.

Sipas Football-Italia, rregulloret nuk lejojnë që kjo ndeshje të riluhet, megjithatë presidenti i Salernitana nuk është aspak kundër që skuadra e tij të luftojë sërish kundër rivalit torinez.

“Nëse Juventus dëshiron të riluhet ndeshja, ju lutem, për Salernitanën. nuk do të jetë problem”, tha Danilo Iervolino.

Advertisement