Connect with us

Politike

Gaz Bardhi flet për Argitën: Më vuri 10 kur e kisha pedagoge, por atëhere s’kishim konflikt

Nënkryetari i PD, Gazment Bardhi, kërkoi t’i jepet fund teorive me pasardhës politikë të kryetarit Sali Berisha, qoftë edhe kur flitet për vajzën e tij, Argita Malltezi. Duke vlerësuar profilin e saj intelektual dhe profesional, Bardhi tha së është koha për të punuar dhe për të fituar zgjedhjet.

“Përsa kohë PD e ka kryetarin e saj, refuzoj të flas për teorinë e pasardhëst. Në këtë moment nuk ka vakancë në drejtimin e partisë. Kryetar i partisë është zoti Berisha. Secili prej nesh ka aq shumë punë brenda partisë, sa nuk duhet të mendojë se cili do të jetë pasardhësi i Sali Berishës, por të ketë në mendje vetëm një gjë: Se si me kryetarin e PD, zotin Berisha, PD fiton zgjedhjet 2025. Nëse ne flasim për pasardhësin është një energji e ccuar dëm dhe patjeëtr që flssim sikur do të humbim në 2025.

Ne duhet të përqendrohemi sesi me këtë strukturë, me këtë lidership , me këtë krytar, ta çojmë PD-në drejt fitores së ardhshme”- thai Bardhi.

Megjithëse u përpoq t’i shmanget kësaj teme, Bardhi nuk hezitoi jo vetëm të japë vlerësim maksimal për profesionalizmin e Argita Malltezit, por edhe të mbështesë hipotezën se ajo do të ishte një vlerë e shtuar brenda grupit parlamentar të PD.
“Zonja Malltezi është një profesioniste e shkëlqyer, një pedagoge e së drejtës dhe ky format do të shte vlerë për PD-në, qoftë edhe si anëtare e grupit parlamneëtar të PD. Në parim, zonja Malltezi do të ishte një figurë intelektuale dhe vlerë e shtuar për PD”- u shpreh Gazment Bardhi, dikur një student i Argita Malltezit.

“Me notën 10 më ka vleresuar, por nuk kisha ndonjë konflikt interesi atëherë, pasi nuk e njihja dhe nuk isha i angazhuar me PD.- tregon zoti Bardhi gjatë intervistës në emisionin “Pa Censurë” në RTSH.

Nga pozicioni i kryetarit të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi bëri një paralajmërim për strukturat e Kuvendit në lidhje me mandatin e kryetarit të opozitës. Deri tani nuk ka asnjë diskutim zyrtar nëse Kuvendi do të nisë procedurat për ndërprerjen e mandatit të deputetit për zotin Berisha, por zoti Bardhi mbajti një qendrim të prerë.

“Do të ishte një provokim i rëndë jo vetëm për grupin parlamnetar të PD, ;por për këdo që beson tek kushtetueshmëria dhe demokracia në vend. Prandaj, çdo abuzim me kushtetutën, çdo shkelje e kushtetutës, që prek të drejtat jo vetëm të një deputeti, por të kryetarit të partisaë më të madhe të opozitës do të ishte një provokim i rëndë ndaj PD-së, ndaj opozitës, ndaj mbështetësve të PD-së”- tha Gazment Bardhi.

Advertisement